Arabia Saudite sulmon Jemenin përsëri
Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.
Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri. Megjithë shpalljen e armëpushimit nga ana e koalicionit agresor saudit, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë vazhduar bombardime e tyre. Jahja Sarei, zëdhënësi i ushtrisë së jenit njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë saudite kanë kryer 10 bombardime në provincat Maareb, Saade dhe Xhuf. Jahja Sarei zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se në 72 orët e kaluara agresorët sauditë kanë sulmuar kryesisht provincat Xhuf dhe Maareb. Edhe pse regjimi saudit ka shpallur armëpushim, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer më shumë se 10 bombardime ndërsa forcat tokësore kanë kryer më shumë se 12 sulme në zona të ndryshme të Jemenit. Jahja Sarei, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter ka shtuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot nga orët e para e deri në mesditë kanë neutralizuar gjashtë tentime të forcave agresore për të avancuar në provincën Al-Bejda në qendër të Jemenit, në Meareb në verilindje dhe Taiz në jugperëndim të Jemenit.