Zhduken ushtarët amerikanë në Deir ez-Zor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96574-zhduken_ushtarët_amerikanë_në_deir_ez_zor
Agjensia zyrtare siriane e lajmeve, SANA, raportoi të hënën, 27 prill, se një automjet ushtarak amerikan u sulmua në lindje të provincës së Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë dhe disa ushtarë amerikanë u zhdukën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2020 17:02 Europe/Tirane
  • Zhduken ushtarët amerikanë në Deir ez-Zor

Agjensia zyrtare siriane e lajmeve, SANA, raportoi të hënën, 27 prill, se një automjet ushtarak amerikan u sulmua në lindje të provincës së Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë dhe disa ushtarë amerikanë u zhdukën.

Disa burime i thanë SANA-s se sulmuesit e paidentifikuar sulmuan një automjet ushtarak amerikan të tipit Hummer që ishte duke lëvizur nga Sheshi Al-Omar në Sheshin Al-Tanak. Pas ca kohësh, ky automjet u gjet i djegur në të njëjtën rrugë, por nuk kishte të dhëna për ushtarët amerikanë. Më parë, burime zyrtare siriane raportuan se njerëz të paidentifikuar kishin sulmuar një automjet ushtarak amerikan në jug të rajonit Hasake. Më 7 prill, një oficer amerikan dhe dy luftëtarë kurd u vranë në një pritë në provincën Deir ez-Zor të Sirisë lindore, njoftoi SANA. Trupi i oficerit amerikan u transportua në bazën Shadadi, e cila menaxhohet nga forcat amerikane, në jug të provincës Hasake, në verilindje të Sirisë, deklaroi SANA pa dhënë më shumë detaje. Forcat amerikane dhe milicitë kurde kontrollojnë disa zona në Deir ez-Zor dhe Hasake pas largimit të terroristëve të ISIS në vitin 2018.