Vazhdojnë sulmet saudite në Jemen
Brenda javës së fundit, koalicioni saudit ka kryer mëse 121 sulme kundër Jemenit.
Edhe pse është shpallur armëpushimi, Arabia Suadite brenda një jave ka kryer 110 sulem dhe vetëm një ditë më parë ka sulmuar të paktën 10 herë provincat Maareb, Xhuf, Bidha dhe Dhale të Jemenit. Jahja Sarei ndër të tjera shtoi se nga 9 prilli i këtij viti deri tani janë kryer 76 sulme tokësore dhe mbi 810 sulme ajrore kundër Jemenit. Më 9 prill Arabia Saudite njoftoi nisjen e zbatimit të armëpushimit në Jemen me qëllim dhënien e ndihmës për të përballuar përhapje e virusit korona. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.