Deklaratat shpërthyese të Nasrallah!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97048-deklaratat_shpërthyese_të_nasrallah!
Pse zëdhënësi arabisht folës i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, duhet të ndjehet i detyruar të reagojë me nxitim për fjalimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut dhe të reagojë ndaj tij në mënyrën më preokupuese? Përgjigja është e qartë: frikë e tmerrshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2020 19:06 Europe/Tirane
  • Deklaratat shpërthyese të Nasrallah!

Pse zëdhënësi arabisht folës i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, duhet të ndjehet i detyruar të reagojë me nxitim për fjalimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut dhe të reagojë ndaj tij në mënyrën më preokupuese? Përgjigja është e qartë: frikë e tmerrshme.

Në fjalimin e tij në mbrëmjen e 13 majit, në përvjetorin e martirizimit të një prej komandantëve më të mëdhenj të Hezbollahut, Mustafa Badreedin, i vrarë në Siri në vitin 2016, Nasrallah foli për arritjet kryesore të këtij komandanti, i cili " që në fillimin e luftës në 2011 u angazhua së bashku me ushtrinë siriane", kështu që Siria, "ky vend i pasur me burime natyrore, naftë dhe gaz dhe mbi të gjitha i karakterizuar nga pozita e tij kryesore gjeografike" dhe anti-imperializmi i të cilit nuk është tronditur kurrë, të mos bjerë në sundimin e Sionizmit. Në këtë kuadër, ushtria sioniste dërgoi një postim absurd dhe të çmendur, duke akuzuar Hezbollahun "se e kishte likuiduar vetë komandantin e vet" dhe se "ua kishte fshehur libanezëve këtë likuidim të supozuar "! Ky reagim dëshmon, se Nasrallah, si gjithmonë, ka goditur në shenjë. Fjalimi i tij, që Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut dëshironte të ishte një homazh vibrues për kauzën dhe vizionin e gjerë gjeostrategjik të Rezistencës, e cila pa se nga demonstratat e para të vitit 2011 në Siri, lindi një komplot i gjerë Atlantist kundër njërit prej vendeve të pakta arabe që i reziston ende Sionizmit, nuk ishte asgjë më pak se një paralajmërim kundër Izraelit. Për Rezistencën Libaneze, lufta e boshtit SHBA-Izrael-NATO kundër Sirisë përfundoi në një dështim të hidhur të këtij boshti dhe situata tani është e pakthyeshme: 80% e territoreve siriane janë nën kontrollin e shtetit dhe veprimet armiqësore në Deraa dhe Homs ose madje edhe Alepo, nuk mund të ndryshojnë asgjë: "Aty ku shteti është i pranishëm, ka paqe dhe siguri dhe kjo është një fitore e madhe kur dihet shkalla e kufizimeve dhe sanksioneve atlantiste, të vendosura kundër shtetit Sirian. Që Izraeli nuk pranon të përballet me faktet dhe i thotë kujtdo që dëshiron ta dëgjojë se përpjekjet e tij të përpëlitjes pas humbjes kishin pasur sukses, është një iluzion veçanërisht i rrezikshëm. Nasrallah iu kthye humbjes në "disa akte të Tel Avivit në Siri" dhe frikës së tmerrshme në të cilën Izraeli jeton përgjithmonë dhe që e shtyu zëdhënësin e ushtrisë së tij të mos marrë përgjegjësinë për aktet vrastare anti-Rezistencës të kryera në Siri. "Izraelitët, tha Nasrallah, kanë vënë bast mbi grupet terroriste në jug të Sirisë dhe kanë favorizuar të gjitha llojet e përkrahjeve dhe ndihmave për al-Kaidën." Izraeli "ka qenë i pranishëm në Siri që nga viti 2011, dhe kjo është që nga ajo datë që ai kërkon të heqë qafe shtetin sirian. Por disfata supreme e vitit 2018 nuk ishte e mjaftueshme që regjimi i Tel Avivit të largojë dhëmbët dhe kthetrat e tij ". Pse? Sepse Tel Avivi ka frikë nga një ushtri siriane, e cila tani është e kalitur dhe e cila së shpejti do të fitonte një potencial ushtarak të paparë. Një ushtri siriane e aftë të zhvillojë një mbrojtje anti-ajrore të pavarur, raketat e veta me rreze të shkurtër dhe të mesme. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut thekson: "Siria përfaqëson për izraelitët një kërcënim të ardhshëm dhe nëse qëndron me Iranin, kjo Siri e ardhshme do të kalojë nëpër derën e Iranit dhe të grupeve të Rezistencës për të shkëlqyer në të gjitha aspektet ". Izraelitët janë të tmerruar nga gjithçka që kryhet në uzinat ushtarake siriane, nga këto projekte mbrojtëse të projektuara nga këshilltarët e Rezistencës dhe të cilat ushtria siriane po i përvetëson për mrekulli. Prandaj ky objektiv i ri: "dëbimi i Iranit nga Siria" është krejtësisht qesharak, madje "Izraeli vendosi edhe një ultimatum që është fundi i vitit 2020". Është ky objektiv iluzionar që i shtyn ata të godasin dhe të rigodasin tokën siriane dhe të përpiqen të besojnë në një "fitore të jashtëzakonshme", për të parë kudo kufomat e iranianëve dhe të luftëtarëve të Rezistencës. "Por zgjohuni" thotë Nasrallah, "Irani ka vetëm këshilltarë në Siri, dhe kurrë nuk ka pasur trupa, dhe këto sulme të ashtuquajtura vdekjeprurëse janë vetëm një pjesë e një" fushate politike gënjeshtrash dhe dezinformimesh". "Me pak fjalë, unë i bëj thirrje popullit të Izraelit të mos besojë gënjeshtrat e udhëheqësve të tij. Këto janë gënjeshtra që mund ta sjellin rajonin në një situatë të panjohur. Tërheqja e ekspertëve iranianë dhe e luftëtarëve të Hezbollahut është e pamundur. Është një qëllim i paarritshëm. Është një iluzion jashtëzakonisht naiv dhe iluzionizmi nuk është tipar i Boshtit të Rezistencës ”. Disa orë pas fjalimit të Nasrallah, një informacion u publikua nga Avia.pro, një faqe ushtarake ruse: "Për herë të dytë në dy javë, një aeroplan që fluturonte nga Irani për në Siri zbarkoi në bazën ajrore ruse Hmeimim në jug-perëndim të Latakias... Duhet të theksohet se fluturimet e avionëve ushtarakë iranianë mbi territorin e Sirisë nuk monitorohen dhe, prandaj, është e mundur që, në realitet, baza ajrore Hmeimim të ketë pritur shumë më tepër fluturime ushtarake nga Irani ”....