Ushtria e Sirisë nuk lejon pushtuesit amerikanë të hyjnë në Haseka
Ushtria e Sirisë nuk ka lejuar kolonën e forcave ushtarake pushtuese të Amerikës që të hyjnë në Hasake në verilindje të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se banorët e fshatrave Al-Dashishe dhe Al-Kahire në perëndim të Tel Tamar në rrethinën e qytetit Hasake gjithashtu ditën e martë nuk kanë lejuar kolonën e forcave ushtarake amerikane të kalon nëpër këtë zonë dhe duke hedhur slogane, kanë kundërshtuar praninë e forcave pushtuese amerikane në Siri.
Edhe më parë qytetarët e zonave verilindore të Sirisë shumë herë kanë penguar qarkullimit e forcave ushtarake amerikane në rajon.
Amerika dhe aleatët e saj me pretekst të luftës kundër grupeve terroriste, në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e qeverisë së Sirisë, janë dislokuar në territorin e Sirisë.
Damasku vazhdimisht ka kundërshtuar veprimet e Amerikës dhe të aleatëve të saj në Siri.