50 kampionë amerikan me pajisje ushtarake futen nga Iraku në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97320-50_kampionë_amerikan_me_pajisje_ushtarake_futen_nga_iraku_në_siri
Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se një autokolonë ushtarake amerikane me 50 kamionë me pajisje ushtarake të mbështetur nga helikopterë janë futur në territorin e Sirisë pasi kanë kaluar kufirin me Irakun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 25, 2020 03:11 Europe/Tirane
  • 50 kampionë amerikan me pajisje ushtarake futen nga Iraku në Siri

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se një autokolonë ushtarake amerikane me 50 kamionë me pajisje ushtarake të mbështetur nga helikopterë janë futur në territorin e Sirisë pasi kanë kaluar kufirin me Irakun.

Ushtria amerikane këto pajisje dhe automjete ushtarake i ka vendosur në afërsi të zonave të naftës në lindje të Sirisë me qëllim rindërtimin e bazave të saj në qytetin Raka. Analisti sirian Taleb Zifa thotë se këto lëvizje të pajisjeve ushtarake amerikane bëhen në kuadër të presioneve të qeveisë amerikane ndaj qeverisë siriane për të pranuar planin Marrëveshja e Shekullit dhe për të ulur lidhjet e saj me Iranin. Pas çlirimit të qytetit Raka nga zgjedha e terroristëve amerikan po mundohet të rivendosë terroristët në disa pjesë të këtij qyteti me qëllim që të ushtrojë presion kundër përpjekjeve për afrimin e kurdëve dhe qeverisë siriane pasi Amerika gjithnjë ka insistuar që kurdët të mos afrohen me Damaskun dhe të ruajnë prirjet e tyre për ndarje nga Siria.