Hanije kërkon mbledhje urgjente të Ligës Arabe për Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97749-hanije_kërkon_mbledhje_urgjente_të_ligës_arabe_për_bregun_perëndimor
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente të Ligës Arabe për t’u përballur me planin për aneksimin e Bregut Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 10, 2020 18:03 Europe/Tirane
  • Hanije kërkon mbledhje urgjente të Ligës Arabe për Bregun Perëndimor

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente të Ligës Arabe për t’u përballur me planin për aneksimin e Bregut Perëndimor.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ismail Hanije gjithashtu ka krijuar krijimin e një rrejti të sigurt politik, diplomatik, ekonomik dhe medial për mbështetjen ndaj çështjes së Palestinës dhe të drejtave legjitime të popullit palestinez duke përfshirë edhe të drejtën për liri dhe për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë.

Shefi i zyrës politike të Hamas ka theksuar nevojën për veprim urgjent për t’u përballur me planin për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe ka thënë: “Duhet të merret një qëndrim i unifikuar dhe i prerë për t’u përballur me këtë plan dhe me planet e tjera raciste të regjimit sionist”.