Forcat e Jemenit marrin nën kontroll rajonin Kanije
Forcat e lëvizjes Ansarullah të Jemenit pasi kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin Radman në provincën Al-Bejda, kanë vendosur kontrollin e plotë mbi fronin Kanije në këtë provincë jugore të këtij vendi.
Faqja informative "News Yemen" ka njoftuar se burimet frontale kanë thënë se ditën e diele forcat e lëvizjes Ansarullah pas një ofensive të gjerë e cila ka filluar nga e shtuna pasdite pandërprerë, kanë çliruar dhe marrë nën kontroll një pjesë të gjerë rajonit Kanije në provincën Al-Bejda.
Sipas këtij burimi, forcat e lëvizjes Ansarullah kanë sulmuar nga ana e bjeshkës Falak në perëndim të rajonit Kanije dhe më pas forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë ndërprerë lidhjen në rrugën Kanije-Radman dhe në këtë mënyrë kanë vendosur nën rrethim edhe zonat e tjera të rajonit Kanije.
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se që nga marsi e deri më tani koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka kryer 2491 sulme dhe ka shtuar: "Gjatë kësaj periudhe forcat e koalicionit agresor saudit kanë ndërmarrë edhe 170 operacione sulmuese në rajone të ndryshme të Jemenit.