Jemen: Vritet një ushtarak bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98131-jemen_vritet_një_ushtarak_bahrejnas
Forcat e armatosura të Bahrejnit njoftuan vrasjen e një ushtaraku bahrejnas që ishte pjesëtar i koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 27, 2020 07:52 Europe/Tirane
  • Jemen: Vritet një ushtarak bahrejnas

Forcat e armatosura të Bahrejnit njoftuan vrasjen e një ushtaraku bahrejnas që ishte pjesëtar i koalicionit agresor saudit kundër Jemenit.

Sipas një raporti të Arabic-21, komandanti i forcave të armatosura të Bahrejnit në rrjetin social Twitter njoftoi vrasjen e Xhoma Mobarak Salem ushtar bahrejnas anëtar i koalicionit agresor saudit në Jemen. Komandanti i forcave të armatosura të Bahrejnit nuk bëri të ditur vendin dhe kohën e vdekjes së këtij ushtaraku dhe mënyrën se si ai është vrarë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.