Dronët jemenas goditën thellë në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98291-dronët_jemenas_goditën_thellë_në_arabinë_saudite
Ushtria e Jemenit tha se dronët e saj kanë goditur caqet në Arabinë Saudite jugperëndimore, pas paralajmërimeve se sulmet hakmarrëse do të godisnin thellë në territorin saudit nëse mbretëria saudite nuk ndalonte agresionin e saj kundër vendit të varfër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2020 16:51 Europe/Tirane
  • Dronët jemenas goditën thellë në Arabinë Saudite

Ushtria e Jemenit tha se dronët e saj kanë goditur caqet në Arabinë Saudite jugperëndimore, pas paralajmërimeve se sulmet hakmarrëse do të godisnin thellë në territorin saudit nëse mbretëria saudite nuk ndalonte agresionin e saj kundër vendit të varfër.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Sarei, tha në një postim se Forcat Ajrore të Jemenit kishin kryer "një operacion masiv" në qytetet jugperëndimore të Arabisë Saudite, Khamis Mushait dhe Naxhran në mesditën e së Premtes. Ai tha se ushtria përdori dronët Qassif K2 në këtë operacion. Zëdhënësi shtoi se "kulla e kontrollit të aeroportit Naxhran dhe depot e armëve në bazën ajrore King Khalid në Khamis Mushait dhe pozicione të tjera ushtarake saudite" kishin qenë në shënjestër të sulmit. "Ne do të vazhdojmë të sulmojmë institucionet ushtarake dhe qendrat që janë duke drejtuar agresionin ushtarak kundër popullit tonë në thellësinë e Arabisë Saudite," tha Sarei.