-
Martirizohen 20 palestinezë në një sulm në qendër të Gazës
May 14, 2024 04:44Burimet e lajmeve raportuan mëngjesin e së martës se 20 palestinezë u vranë në një sulm të regjimit sionist në një ndërtesë në qendër të Gazës.
-
Nasrallah: 1500 ushtarë izraelitë të vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza
May 13, 2024 17:20Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah tha se rreth 1500 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza, e cila ka detyruar grupet e rezistencës në rajon, përfshirë Hezbollahun, të ndërmarrin sulme ndaj Izraelit për ta detyruar atë t'i japë fund luftës.
-
Pranimi i paprecedentë i dështimit nga ana e komandantit të lartë sionist
May 13, 2024 07:41Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sioniste ka pranuar humbjen në luftën e Gazës në një deklaratë të rrallë.
-
"New York Times": Sinwar është me shumë gjasa në tunelet nëntokësore të Khan Yunisit
May 13, 2024 07:34"New York Times" raportoi të dielën mbrëma se Jahja al-Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, ka shumë të ngjarë të jetë në tunelet e nëndheshme të qytetit Khan Yunis.
-
Martirizohen 500 vetë personel mjekësor që nga fillimi i luftës kundër Gazës
May 13, 2024 07:32Ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar për vdekjen e 500 anëtarë të personelit mjekësor në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës kundër Gazës.
-
Demonstrata masive në Stamboll të Turqisë në mbështetje të Gazës
May 13, 2024 07:31Mijëra turq demonstruan në Stamboll në mbështetje të Gazës.
-
Hezbollah përdor raketën "Xhihad Mughniyeh" kundër regjimit sionist për herë të parë
May 13, 2024 07:30Lëvizja Hezbollah e Libanit njoftoi të dielën se për herë të parë ka përdorur raketën e rëndë "Xhihad Mughniyeh" kundër objektivave të regjimit sionist.
-
Hezbollahu kryen sulme me dronë dhe artileri kundër pozicioneve izraelite
May 12, 2024 17:42Luftëtarët e lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah kanë kryer disa sulme me artileri dhe dronë kundër pozicioneve ushtarake izraelite në veri të territoreve të pushtuara në hakmarrje për sulmin e vazhdueshëm izraelit kundër Rripit të Gazës.
-
Egjipti i bashkohet padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit
May 12, 2024 17:40Ministria e Jashtme egjiptiane njoftoi se Egjipti synon t'i bashkohet një padie ligjore të nisur vitin e kaluar nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila akuzon regjimin izraelit për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.
-
Haaretz: Që nga 7 tetori, 10 oficerë dhe ushtarë izraelitë kanë kryer vetëvrasje
May 12, 2024 17:35Një media në gjuhën hebraike shkruante se që nga 7 tetori, 10 oficerë dhe ushtarë të regjimit sionist janë vetëvrarë.