Rishkruhen parullat kundër Churchill në Londër
(last modified Fri, 11 Sep 2020 07:25:23 GMT )
Shtator 11, 2020 09:25 Europe/Tirane
  • Rishkruhen parullat kundër Churchill në Londër

Protestuesit kundër racizmit në Britani edhe një herë kanë shkruar parulla kundër Churchill, kryeministrit më të famshëm të Britanisë, në statujën e tij në sheshin e Parlamentit në zemër të Londrës.

Kjo është hera e dytë në muajt e fundit që slogane janë shkruar kundër politikanit britanik në bazën e statujës së tij, i cili nga disa është quajtur një hero kombëtar.  Një burrë është arrestuar në Angli me akuzat e shkrimit të parullave kundër Churchill, raportuan mediat britanike, duke cituar burime të policisë. Më parë, pasi u sulmuan statuja Churchill dhe statujat e tjera që të kujtonin racizmin dhe skllavërinë, qeveria i vendosi këto statuja, përfshirë Churchillin, në një kafaz metalik për t’i mbrojtur ato nga dëmtimi i kundërshtarëve të tyre. Lëvizja anti-raciste në Britani po bën thirrje për çmontimin e statujave të sllavo-pronarëve dhe mbështetësve të tyre, si dhe politikanëve racistë, përfshirë Churchill. Më parë, qeveria britanike dënoi ashpër sulmin ndaj statujës së Churchill, duke e quajtur atë një veprim të turpshëm. Përkrahësit e Churchill e konsiderojnë atë si një hero, imazhi i të cilit është gjithashtu i stampuar në kartëmonedhat e reja prej pesë paund. Policia ka vendosur më shumë forca rreth statujës për të parandaluar që ajo të vihet përsëri në shënjestër të kundërshtarëve.

Tags