Presidenti i Azerbajxhanit i kërkon Macronit t'i japë Marsejën Armenisë!
Presidenti azerbajxhanas kritikoi ndërhyrjen franceze në konfliktin e Nagoni-Karabakut, dhe me ironi i propozoi Macronit t'i japë qytetin e Marsejës Armenisë ose t'u japë pavarësi Korsikanëve dhe Baskëve.
Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat për praninë e xhihadistëve sirianë në fushën e betejës në Nagoni-Karabak. Në një intervistë me kanalin Al-Arabiya, Presidenti i Azerbajxhanit i bëri thirrje Emmanuel Macron të heqë dorë nga qyteti i Marsejës, për ta bërë atë Republikën e re të Karabakut. Ilham Aliev vuri në dukje përfshirjen e Presidentit Francez në konfliktin e vazhdueshëm, duke theksuar se "me çfarë të drejte" vendet e treta mund të kërkojnë pavarësinë për Nagorni-Karabakut. Kreu i shtetit të Azerbajxhanit gjithashtu ju referua separatistëve Korsikanë dhe Baskë. "Nëse Franca dëshiron të vendosë për fatin e Nagorni-Karabakut, le të japin qytetin e Marsejës, i cili është gjysmë i populluar nga armenët, dhe ta bëjnë atë Republikën e Nagorni-Karabakut! T'u japin atyre pavarësinë! Le t'i japin pavarësinë Korsikës dhe Baskëve! Pse ata insistojnë në pavarësinë e Nagorni-Karabakut?", deklaroi Ilham Aliev.