Kaos në Francë: Lëndohen 62 policë
(last modified Sun, 29 Nov 2020 18:51:20 GMT )
Nëntor 29, 2020 19:51 Europe/Tirane
  • Kaos në Francë: Lëndohen 62 policë

Policia franceze arrestoi 81 persona në të gjithë Francën pasi protestat u shkaktuan si pasojë e brutalitetit të policisë dhe një ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë.

Arrestimi erdhi pasi rreth 133 mijë njerez dolën në protesta në disa qytete, ku së paku 46 mijë protestues  ishin vetëm në Paris, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, e cila citoi ministrin e brendshëm. Organizatorët më vonë thanë se gjysmë milioni njerëz u bashkuan me protestat në të gjithë vendin, me 200 mijë në Paris, raporton euronews. Në Paris, ku shpërthyen trazira individuale, protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, duke i plagosur 62 policë, gjersa 81 protestues janë arrestuar. Në Rennes, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Strasburg, Marseille dhe Lyon.

 

Tags