Zbulohet një lloji i ri i koronavirusit në Finlandë
Një laborator finlandez ka njoftuar zbulimin e një versioni të ri të koronavirusit që është vështirë të zbulohet nga testimi i PCR.
Sipas RIA Novosti, Laboratori Vita i Finlandës në një deklaratë tha se mostrat e zbuluara në jug të vendit janë analizuar në bashkëpunim me Qendrën Bioteknologjike të Universitetit të Helsinkit, të cilat tregojnë zbulimin e një korone mutante të quajtur "Fin-796H" e cila vështirë të përcaktohet nga testi PCR, test i cila është i konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Laboratori finlandez thotë se specia e re ka karakteristikat e virusit korona, i cili u zbulua në Britani dhe Afrikën e Jugut dhjetorin e kaluar 2020 dhe po përhapet me shpejtësi. Më parë shkencëtarët kanë zbuluar disa versione të mutuara të koronavirusit në Britani, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Japoni.