Regjistrohen 150 të shtëna vdekjeprurëse në Amerikë në vitin 2021
(last modified Mon, 19 Apr 2021 07:40:41 GMT )
Prill 19, 2021 09:40 Europe/Tirane
  • Regjistrohen 150 të shtëna vdekjeprurëse në Amerikë në vitin 2021

Uebfaqja e Arkivit të Dhunës me Armë raporton se vetëm në 108 ditë që nga fillimi i vitit 2021, ka pasur 150 të shtëna vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara.

 Arkiva e Dhunës me Armë (GVA), një grup hulumtimi jofitimprurës që regjistron çdo incident të dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara, shkroi në Tëitter se  në ditët dhe javët e fundit, ka pasur një valë në rritje të dhunës me armë duke filluar nga vrasja e civilëve nga policia e deri tek dhuna e armatosur në vende publike nga qytetarë të armatosur amerikanë.  Ka pasur 34 të shtëna fatale në Shtetet e Bashkuara në Janar, 40 në Shkurt, 45 në Mars dhe 31 në Prill, sipas raportit.  Sipas "Arkivit të Dhunës me Armë", të shtënat vdekjeprurëse është një incident në të cilin, përveç sulmuesit, katër ose më shumë njerëz janë qëlluar ose vrarë.  Dy të shtëna në Uiskonsin dhe Teksas vranë gjashtë veta të Dielën.  Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar më parë se ai dëshiron me forcë ndalimin e mbajtjes së armëve të zjarrit.  Në mes të shkurtit, në një fjalim që shënonte përvjetorin e të shtënave në shkollën e mesme në Florida, ai i bëri thirrje Kongresit të ndryshojë Aktin e Komonuelthit.  Pavarësisht kritikave të përshkallëzimit të dhunës së armëve të zjarrit në vend, qeveria e Biden deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim vendimtar për të kufizuar bartjen e saj.

Tags