Protesta kundër ligjit të miratuar nga Senati i Francës kundër vajzave myslimanëve
(last modified Fri, 23 Apr 2021 12:16:35 GMT )
Prill 23, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • Protesta kundër ligjit të miratuar nga Senati i Francës kundër vajzave myslimanëve

Një projektligj i miratuar në Senatin e Francës për ndalimin e përdorimit të hixhabit islam nga vajzat myslimane dhe nënat e tyre në vendet publike është përballur me protesta të femrave në sferën virtuale dhe në rrjetet sociale.

Rukie Dijalo, autore në sektorin e artikujve ndërkombëtare në gazetën “Washington Post”, në shenjë proteste ndaj projektligjit të miratuar në Senatin e Francës për ndalimin e përdorimit të hixhabit islam nga femrat myslimane në vendet publike, ka shkruar Parisi po bënë të gjitha përpjekjet e veta për të ushtruar padrejtësi dhe dhunë ndaj femrave myslimane.

Rukie Dijalo ka thënë: “Pas miratimit të projektligjit të Senatit të Francës për ndalimin e përdorimit të hixhabit nga vajzat myslimane dhe nga nënat e tyre në vendet publike, femrat myslimane me qëndrim në Amerikë në rrjetet sociale kanë organizuar një fushatë të gjerë për të mbështetur femrat myslimane në Francës. Në këtë kuadër, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dënuar projektligjin e miratuar në Senatin e Francës dhe kanë deklaruar se një projektligj vë në shënjestër besimtarët myslimanë dhe shkel të drejtat e njeriut”.

Senati i Francës ka miratuar një projektligj në bazë të të cilit vajzat dhe nënat myslimane detyrohen të heqin hixhabin islam në vendet publike.

Tags