Zgjerohen ndjenjat anti-raciste në Mineapolis
(last modified Fri, 23 Apr 2021 17:43:14 GMT )
Prill 23, 2021 19:43 Europe/Tirane
  • Zgjerohen ndjenjat anti-raciste në Mineapolis

Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e të riut me ngjyrë Daunte Wright, i cili është qëlluar për vdekje nga policia, pas ndalimit të tij në Mineapolis.

Wright, 20-vjeçar është qëlluar më 11 prill nga një zyrtare policore, e cila ka thënë ta ketë qëlluar viktimën me armën e gabuar. Policia ka thënë se e ka ndaluar Wright për skadim të regjistrimit të targave të makinës dhe ka tentuar ta arrestojë atë për shkak të një urdhri paraprak për paraqitje në gjykatë me akuzat e grabitjes së armatosur, ikjes së policisë dhe posedimit të armës pa leje. Incizimet nga kamerat trupore të policisë tregojnë përleshjet e Wright me policinë, i cili tenton të hyjë në makinën e tij. Zyrtarja e bardhë policore, e cila ka qëlluar viktimën, ka dhënë dorëheqje pas incidentit dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë. Për shumë persona, vdekja e Wright ka qenë përkujtim për brutalitetin policor në SHBA, andaj edhe është kërkuar përgjegjësi. Në mesin e pjesëmarrësve në funeral kanë qenë politikanë, aktivistë dhe familjarë të personave tjerë me ngjyrë, të cilët janë vrarë nga policia. Ish Presidenti i SHBA Barack Obama u ka bërë thirrje Amerikanëve Zezakë që "të vazhdojnë të marshojnë, të vazhdojnë të flasin, të vazhdojnë të votojnë" ndërsa vazhdojnë protestat kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara. Brutaliteti policor dhe "kujtime të tjera të trashëgimisë së fanatizmit dhe trajtimit të pabarabartë" mund ta bëjnë çdokënd të pyesë "nëse gjërat do të përmirësohen ndonjëherë", tha Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan.

 

Tags