Gjendet i vdekur krijuesi i antivirusit të parë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110272-gjendet_i_vdekur_krijuesi_i_antivirusit_të_parë_në_botë
John McAfee një figurë e njohur në fushën e programeve kompjuterike dhe krijuesi i antivirusit të parë McAfee, është gjetur i vdekur në burg.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2021 09:25 Europe/Tirane
  • Gjendet i vdekur krijuesi i antivirusit të parë në botë

John McAfee një figurë e njohur në fushën e programeve kompjuterike dhe krijuesi i antivirusit të parë McAfee, është gjetur i vdekur në burg.

Sipërmarrësi i softuerve anti-virus John McAfee është gjetur i vdekur në një qeli burgu në Barcelonë. Ai u gjet i pajetë vetëm disa orë pasi një gjykatë spanjolle ra dakord për ekstradimin e tij drejt SHBA-ve.

Departamenti Katalunas i Drejtësisë tha se mjekët e burgut u përpoqën ta risillnin në jetë, por për të ishte shumë vonë.

Në një deklaratë të lëshuar thuhet “gjithçka tregon” se McAfee ka kryer vetëvrasje. Kompania e McAfee ka nxjerrë në treg softuerin e parë komercial anti-virus. Kështu, ai ndihmoi që të krijohej një industri miliarda dollarëshe në botën e kompjuterëve.

McAfee u arrestua në tetor të 2020 në Spanjë për akuza të evazionit fiskal. /abcnews.al/