Turqia në rrezik të madh nga thatësira
(last modified Mon, 19 Jul 2021 17:41:15 GMT )
Korrik 19, 2021 19:41 Europe/Tirane
  • Turqia në rrezik të madh nga thatësira

Turqia renditet e 48-ta nga 138 vende të botës për sa i përket humbjes së ujit, rreziqeve të thatësirës, bujqësisë dhe blegtorisë së dobët.

Thatësira dhe problemet serioze në prodhimin e produkteve bujqësore në Turqi, kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore të vendit. Sipas Institutit Botëror të Burimeve, Turqia renditet në vendin e 48-të nga 138 vendet e botës, në të cilat janë kryer studime të hollësishme mbi humbjen e ujit, rreziqet e thatësirës dhe cënueshmërinë e bujqësisë dhe blegtorisë. "Thatësira, përveç problemeve të mëdha në sektorin e bujqësisë, do të ketë pasoja të hidhura shoqërore dhe kulturore për Turqinë, duke çuar në zhvendosje të popullsisë, migrim të pakontrolluar dhe kriza të mëdha," ka thënë Erul Kaplukhan, një ekspert uji dhe profesor universiteti. Një raport i Kombeve të Bashkuara mbi thatësirën globale u bën thirrje vendeve të marrin masa të menjëhershme për menaxhimin e ujit. Për shkak se të paktën 1.5 miliardë njerëz preken drejtpërdrejt nga thatësira në këtë shekull, kostoja e saj ekonomike është llogaritur rreth 124 miliardë dollarë.

Tags