Fundoset anija me emigrantë, humbin jetën 57 persona, mes tyre 20 gra dhe fëmijë
Organizata Ndërkombëtare për Çështje të Emigranteve ka njoftuar se 57 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Libisë për shkak të mbytjes së farkës që transportonte ata.
Të paktën 57 njerëz, kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së anijes pranë bregdetit të Libisë. Sipas autoriteteve, mësohet se të vdekurit ishin emigrantë.
Zëdhënësi i IOM, Safa Mesli në një postim në Twitter, ka bërë me dije se midis viktimave ishin të paktën 20 gra dhe dy fëmijë.
Në muajt e fundit, ndërsa kushtet e motit janë përmirësuar, nisjet e anijeve që transportonin emigrantë nga Libia dhe Tunizia në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës janë rritur gjithashtu.
Në vitet e fundit, qindra mijëra njerëz i kanë mësyrë rrugëve shumë të vështira dhe të rrezikshme shumë për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.