Fundoset anija me emigrantë, humbin jetën 57 persona, mes tyre 20 gra dhe fëmijë
(last modified 2021-07-27T05:56:02+00:00 )
Korrik 27, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Fundoset anija me emigrantë, humbin jetën 57 persona, mes tyre 20 gra dhe fëmijë

Organizata Ndërkombëtare për Çështje të Emigranteve ka njoftuar se 57 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Libisë për shkak të mbytjes së farkës që transportonte ata.

Të paktën 57 njerëz, kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së anijes  pranë bregdetit të Libisë. Sipas autoriteteve, mësohet se të vdekurit ishin emigrantë.

Zëdhënësi i IOM, Safa Mesli në një postim në Twitter, ka bërë me dije se midis viktimave ishin të paktën 20 gra dhe dy fëmijë.

Në muajt e fundit, ndërsa kushtet e motit janë përmirësuar, nisjet e anijeve që transportonin emigrantë nga Libia dhe Tunizia në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës janë rritur gjithashtu.

Në vitet e fundit, qindra mijëra njerëz i kanë mësyrë rrugëve shumë të vështira dhe të rrezikshme shumë për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Tags