Bie me 0.35 dollar çmimi i naftës së OPEC
(last modified Tue, 27 Jul 2021 15:52:41 GMT )
Korrik 27, 2021 17:52 Europe/Tirane
  • Bie me 0.35 dollar çmimi i naftës së OPEC

Çmimi i naftës së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC dje (të hënën) ka shënuar rënie me 0.35 dollar.

Çmimi i naftës së OPEC në tregjet botërore dje është regjistruar 72.68 dollar, ndërkohë që të premten nafta e OPEC është shitur me 73.3 dollar.

Shporta e produkteve naftore të OPEC përbëhet nga 13 lloje të naftës së papërpunuar të vendeve anëtare të kësaj organizate dhe dje në tregjet botërore çmimi i kësaj shporte naftore ka shënuar rënie me 0.35 dollar.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent dhe West e Teksas Intermediate (WTI) ditën e martë është shitur me çmimin 74.58 dollar dhe 71.89 dollar.

 

Tags