Qershor 29, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Plani për të rritur prodhimin e naftës në Iran në 4 milionë fuçi në ditë

Pars Today – Prodhimi i naftës në Iran do të arrijë në 4 milionë fuçi në ditë. Vlera e eksporteve të naftës të Iranit ka arritur në më shumë se 36 miliardë dollarë në vit, nga 10 miliardë dollarë që ishte në vitet 1398 dhe 1399 sipas kalendarit diellor, pavarësisht shumë sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

Sipas Pars Today, ministri iranian i naftës Javad Oji tha në margjinat e takimit të kabinetit qeveritar tha: Deri në fund të vitit 1403, kapaciteti i prodhimit të naftës në Iran do të arrijë në 4 milionë fuçi nga 3,6 milionë fuçi që është aktualisht. Sipas Oji, eksportet e naftës të Iranit janë shtuar pavarësisht situatës ku sanksionet perëndimore ndaj vendit janë intensifikuar 2.5 herë më hsumë. Oji gjithashtu shtoi: Këtë vit prodhimi i gazit në Iran do të rritet me 34 milionë metra kub. Duke iu referuar tre rasteve të sulmeve kibernetike dhe terroriste në rrjetin e shpërndarjes së naftës dhe gazit të vendit në tre vitet e fundit, ministri iranian i naftës tha: Pavarësisht problemeve ekzistuese, këto probleme nuk mund të rrezikojnë kurrë sigurinë energjetike të Iranit. Në qeverinë e 13-të të Iranit, Ministria e Naftës ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë më shumë se 23 miliardë dollarë për zgjerimin e fushave të përbashkëta dhe të pavarura të naftës dhe gazit në vend.

Tags