Arrihet marrëveshje për një plan urgjent për largimin e forcave të huaja nga Libia
(last modified 2021-08-15T14:10:37+00:00 )
Gusht 15, 2021 16:10 Europe/Tirane
  • Arrihet marrëveshje për një plan urgjent për largimin e forcave të huaja nga Libia

Komiteti 5-5 i Libisë ka njoftuar për arritjen e një marrëveshje par një plan urgjent për largimin e forcave të huaja nga Libia.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se komiteti ushtarak i përbashkët i Libisë i quajtur 5-5 me anë të një deklarate, ka deklaruar se anëtarët e këtij komiteti kanë rënë dakord për një plan urgjent për largimin e forcave të huaja dhe militantëve të armatosur të huaj nga territori i Libisë. Ky komitet ka kërkuar nga qeveria dhe nga këshilli presidencial i Libisë që të pezullojë çfarëdo lloj marrëveshje ushtarake me vendet e ndryshme.

Komiteti i përbashkët ushtarak i Libisë përbëhet nga një delegacion me pesë funksionarë ushtarakë dhe të sigurisë nga ana e qeverisë për pajtimin kombëtar (Tripoli perëndimor) dhe një delegacion të ngjashëm nga forcat e ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” nën udhëheqjen e gjeneral Haftar në Libinë Lindore. Ky komitet nën mbikëqyrjen e OKB-së, mbledhjen e parë të tij e ka zhvilluar në qytetin Ghadams në jug të Libisë dhe të dy palët kanë arritur në marrëveshje të mira. Talal Al-Mejhub, kryetari i komiteti për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Libisë, së fundi ka thënë: “Libia nuk do të shndërrohet në një vend, përveçse të dëbohen paramilitarët nga çfarëdo grupi që të jenë ata dhe forcat e Turqisë dhe mercenarët e tjerë në dislokuar në perëndim të këtij vendi, duhet të largohen nga territori i këtij vendi”.

Tags