Ekspertët: Po vjen virusi më vdekjeprurës se Delta!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113282-ekspertët_po_vjen_virusi_më_vdekjeprurës_se_delta!
Një variant i ri i koronavirusit, i mbiquajtur “Covid-22” mund të jetë më vdekjeprurës se Delta që është kthyer sot në mbizotërues nëpër botë, paralajmërojnë ekspertët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Ekspertët: Po vjen virusi më vdekjeprurës se Delta!

Një variant i ri i koronavirusit, i mbiquajtur “Covid-22” mund të jetë më vdekjeprurës se Delta që është kthyer sot në mbizotërues nëpër botë, paralajmërojnë ekspertët.

Imunologu profesor doctor Sai Reddy tha për The Sun se duhet “të përgatitemi “ për një variant të ri në 2022-shin, i cili “mund të përbëjë një rrezik të madh”. Shkencëtari me seli në Zyrih paralajmëroi se është e pashmangshme që variante ekzistuese si Delta nga India, Beta nga Afrika e Jugut dhe Gamma nga Brazil, të kombinohen mes tyre e të krijojnë një virus të ri më të egër. Të dhënat e fundit tregojnë se deri tani, gati një e katërta e botës është vaksinuar plotësisht ndërsa një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm.