Kryeministri grek: Turqia të ndalë agresivitetin
(last modified Wed, 27 Oct 2021 18:16:41 GMT )
Tetor 27, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Kryeministri grek: Turqia të ndalë agresivitetin

Territori në Mesdheun Lindor mbetet një çështje ende e pazgjidhur mes Greqisë dhe Turqisë.

Kryeministri  grek, Kiriakos Micotakis,  në një vizitë në Arabinë Saudite për t'i kërkuar Turqisë të heqë dorë nga sjellja agresive në rajon dhe të ulet me të për të gjetur një zgjidhje. "Shpresoj që Turqia do të angazhohet në mënyrë konstruktive për pikën më të rëndësishme, që është delimitimi i zonave detare. Ne kemi rënë dakord me Italinë dhe Egjiptin. Mbetemi gjithnjë të hapur për dialog, por nuk do të përulemi dhe as nuk do të pranojmë që të drejtat tona sovrane të komprometohen," tha Micotaqis pas takimit me princin saudit të kurorës, Mohamed bin Salman. Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u rritën në kulm vitin e shkuar kur Turqia dërgoi një anije për të kërkuar gaz e naftë në ujërat që Greqia i konsideron të vetat me të drejtën ndërkombëtare. Athina e akuzon Ankaranë edhe për përpjekjet për ta copëzuar Qipron dhe për lëshimin e emigrantëve ilegalë drejt kufijve detarë grekë. "Nuk mendoj se ka një rrezik gjeopolitik dhe në fund të ditës Turqia do e kuptojë se nuk fiton gjë me agresivitetin që po tregon në Mesdheun Lindor. Ne i kemi sistemuar aleancat tona dhe i kemi vizatuar shumë qartë vijat e kuqe." Micotaqis iu referua në veçanti partneritetit strategjik që ka me Francën dhe me Amerikën, ndërsa me Arabinë Saudite, kryeministri grek diskutoi për rolin e saj stabilizues në rajon, dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët, si investimet, energjia, turizmi dhe mbrojtja.

 

Tags