Grekët djegin flamujt amerikanë dhe të NATO-s
(last modified Sun, 28 Nov 2021 18:15:52 GMT )
Nëntor 28, 2021 19:15 Europe/Tirane
  • Grekët djegin flamujt amerikanë dhe të NATO-s

Qytetarët grekë protestuan për praninë ushtarake amerikane në vend, duke i vënë flakën flamujve të SHBA-së dhe NATO-s.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoli, banorët e qytetit portual grek të Aleksandropolis organizuan një demonstratë të shtunën kundër zgjerimit të pranisë ushtarake të SHBA-së në Greqi. Në demonstratën e organizuar nga Komiteti për Luftën kundër Paktit Ushtarak Greko-Amerikan, morën pjesë sindikata të ndryshme, si sindikata të pensionistëve, sindikata studentore, si dhe dega lokale e Komitetit Ndërkombëtar për Paqe dhe çtensionim. Sekretari i Përgjithshëm i këtij Komiteti Ndërkombëtar dënoi përdorimin e portit të Aleksandropolis nga ushtria e Shteteve të Bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i komitetit tha se askush nuk mund të shikojë me neglizhencë faktin se qyteti dhe rajoni i Maqedonisë lindore po shndërrohen në një bazë imperialiste. Më herët në teatrin e këtij qyteti port është mbajtur një tjetër protestë kundër marrëveshjes ushtarake SHBA-Greqi dhe zgjerimit të pranisë ushtarake amerikane në vend. Shtetet e Bashkuara dhe Greqia nënshkruan kohët e fundit një marrëveshje mbrojtëse që do t'i lejonte trupat amerikane të operonin në pjesë të ndryshme të Greqisë. Greqia gjithashtu nënshkroi së fundmi një marrëveshje mbrojtëse me Francën, e cila u kundërshtua ashpër nga Turqia.

 

Tags