Një parking në Balitmur të Amerikës shndërrohet në murg kufomash
(last modified Thu, 17 Feb 2022 14:10:27 GMT )
Shkurt 17, 2022 15:10 Europe/Tirane
  • Një parking në Balitmur të Amerikës shndërrohet në murg kufomash

Një parking në Baltimur të Amerikës është shndërruar në murg kufomash për shkak të grumbullimit të punëve të vonuara në fushën e analizave të mjekësisë ligjore për mbajtjen e 200 kufomave.  

Gazeta “Washington Post” sot (të enjten) ka shkruar se mungesa e forcave njerëzore dhe rritja e vdekjeve të shkaktuara nga dhuna, infektimi me virusin Covid-19 dhe nga konsumimi i lëndëve narkotike, janë bërë shkak për grumbullimin e kufomave që presin kryerjen e analizave të mjekësisë ligjore në Meriland. Autoritetet e shtetit Meriland në reagim ndaj numrit në rritje e sipër të kufomave që presin kryerjen e analizave të mjekësisë ligjore, e kanë shndërruar një parking në murg të kufomave.

Sipas këtij burimi, kufomat po mbahen në një kamion frigorifer në këtë parking. Raportet e mediave tregojnë se në bazë të dokumenteve që i janë dorëzuar autoriteteve të shërbimeve publike të shtetit Merialnd, autoritetet shtetërore po paguajnë 30 mijë dollarë për qiranë e këtij parkingu.

Tags