Rusia u eliminua nga Kupa e Botës 2022 në Katar
(last modified Wed, 09 Mar 2022 08:37:29 GMT )
Mars 09, 2022 09:37 Europe/Tirane
  • Rusia u eliminua nga Kupa e Botës 2022 në Katar

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar zyrtarisht se kombëtarja ruse e futbollit nuk do të luajë kundër Polonisë në play-off të Kupës së Botës dhe Polonia do të kalojë në finalen e kësaj faze.

Sipas IRNA, pas një vendimi të përbashkët të marrë më 28 shkurt me UEFA-n për të pezulluar skuadrat ruse nga garat sportive të FIFA-s dhe UEFA-s, Komiteti Organizativ i FIFA-s vendosi që Polonia të përjashtohet nga pjesëmarrja në ndeshjen play-off kundër Rusisë dhe të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Suedisë dhe Çekisë. Në një deklaratë të përbashkët, FIFA dhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) deri në një njoftimin të mëtejshëm pezulluan gjithashtu ekipet kombëtare dhe klubet ruse nga pjesëmarrja e tyre në garat ndërkombëtare për shkak të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë. Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion special ushtarak në Ukrainën lindore.  Pas kësaj, avionët luftarakë rusë, sistemet e artilerisë dhe raketave sulmuan pozicionet ushtarake ukrainase. Lufta në Ukrainë vazhdon për të trembëdhjetën ditë radhazi. Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ka nisur një reagim i madh global ndaj ngjarjes, me presione diplomatike, kërcënime dhe sanksione ndërkombëtare kundër Rusisë.