Rritet  numri i rasteve të lisë së majmunëve në MB
(last modified Thu, 19 May 2022 06:08:14 GMT )
May 19, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Rritet  numri i rasteve të lisë së majmunëve në MB

Instituti Kombëtar Britanik i Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të lisë së majmunëve në vend është rritur në nëntë persona.

Rastet e fundit të virusit janë identifikuar, njëri në Londër dhe tjetri në juglindje të Britanisë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu njoftoi: Dy rastet e reja nuk kanë lidhje me udhëtimin në një vend të huaj ku lija e majmunëve është endemike, kështu që ata mund jenë infektuar përmes transmetimit të sëmundjes nga një komunitet i infektuar brenda vendit. Instituti shtoi: Pacientët e identifikuar ishin kryesisht homoseksualë. Lija e majmunëve është e ngjashme me linë e njeriut dhe për shumë vite është zhdukur në shumë pjesë të botës dhe deri para disa vitesh nuk është raportuar asnjë rast i ri. Megjithatë, vitet e fundit, veçanërisht pas shpërthimit të virusit Korona, janë shtuar shqetësimet për përhapjen e virusit. Një person me linë e majmunit mund të pësojë dëmtime të rënda të trurit ose vdekje nëse nuk merr menjëherë mjekime. Njerëzit zakonisht infektohen me virusin nëpërmjet pickimit ose gërvishtjes nga një majmun ose nga kontakti me sekrecionet e syve, hundës dhe gojës së majmunit.

Tags