Boris Johnson kërkon sërish falje për skandalin Party Gate
Kryeministri britanik Boris Johnson u detyrua të kërkojë sërish falje të enjten për pjesëmarrjen e tij në disa festa gjatë kulmit të kufizimeve të pandemisë së Covid-19 në Britani, një çështje e njohur si skandali "Party Gate".
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kërkimi i faljes nga Johnson erdhi një ditë pasi u zbuluan rezultatet e një hetimi administrativ, i cili tregoi se në këto festa ishin ofenduar disa agjentë sigurie apo pastrimi. Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkoi zyrtarisht falje stafit të enjten. Sipas raportit, disa roje sigurie ose pastrues në vendin e tyre të punës kanë qenë dëshmitarë ose janë ekspozuar ndaj sjelljeve që i kanë shkaktuar të ndihen të fyer. Policia britanike deri më tani ka gjobitur dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në festa, por nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre. Kundërshtarët e Johnson, përfshirë liderin laburist Keir Starmer, po bëjnë thirrje që Johnson të largohet. Sipas një sondazhi të ri të YouGov, tre nga pesë britanikë besojnë se Johnson duhet të japë dorëheqjen. Megjithatë, kryeministri britanik nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen.