Zgjerimi i gardhit të kufirit greko-turk
(last modified Mon, 30 May 2022 10:55:54 GMT )
May 30, 2022 12:55 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i gardhit të kufirit greko-turk

Ministri i Emigracionit dhe Refugjatëve i Greqisë njoftoi përpjekjet për të bllokuar kufirin e vendit me Turqinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, “Notis Mitarkis”, ministri i Emigracionit dhe Refugjatëve i Greqisë, i tha Sky Neës se: Gardhi kufitar prej 35 kilometrash midis Greqisë dhe Turqisë është caktuar të jetë 80 kilometra më i gjatë. Sipas tij, ky aksion do t'i bëjë më të sigurta të gjitha zonat nga ku mund të kalonin azilkërkuesit në këmbë.  Arsyeja kryesore për këtë janë tensionet aktuale intensive midis Athinës dhe Ankarasë. Dy anëtarët e NATO-s nuk janë dakord për gazin natyror të Detit Mesdhe dhe territoret e pavarura në det.  Greqia tani është e shqetësuar se presidenti turk do të përdorë përsëri emigrantët si levë përfitimi. Ashtu si dy vjet më parë, kur Turqia rihapi kufirin e saj me Greqinë dhe për pasojë mijëra refugjatë hynë në Greqi. Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve ka thënë se vetëm nga fillimi i këtij viti janë penguar 40 mijë refugjatë që të hyjnë në formë të paligjshme në vend.

Tags