Vritet amerikani i dytë në luftimet në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129030-vritet_amerikani_i_dytë_në_luftimet_në_ukrainë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se një shtetas i dytë amerikan ka vdekur gjatë luftimeve kundër rusëve në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2022 15:27 Europe/Tirane
  • Vritet amerikani i dytë në luftimet në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se një shtetas i dytë amerikan ka vdekur gjatë luftimeve kundër rusëve në Ukrainë.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të martën, se shtetasi amerikan Stephen Zabielski nga Hernando, Florida, vdiq në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit “kanë qenë në kontakt me familjen dhe kanë ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, shtoi zyrtari. “Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe veçimit të qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse”, tha zyrtari i DASH. "Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë duke përdorur çdo mundësi transporti tokësor komercial ose privat". Një gazetë lokale e lajmeve The Recorder botoi nekrologjinë e Zabielskit, 52 vjeç, ku thuhet se ai vdiq gjatë luftimeve në fshatin Dorozhniank. Rusia tha javën e kaluar se dy amerikanë u kapën ndërsa luftonin përkrah ushtrisë së Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti ata "mercenarë" të cilët ishin të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe duhet të "mbahen përgjegjës për krime". Peskov tha se të arrestuarit nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës pasi ata nuk janë trupa të rregullta.