Turqia liron anijen ruse që transporton "drithë ukrainas"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129582-turqia_liron_anijen_ruse_që_transporton_drithë_ukrainas
Ukraina tha se Turqia ka liruar një anije mallrash ruse të ndaluar së fundmi që transportonte “drithë ukrainas”, pasi Kievi vazhdimisht akuzon Moskën për vjedhjen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi të vendit ish-sovjetik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Turqia liron anijen ruse që transporton

Ukraina tha se Turqia ka liruar një anije mallrash ruse të ndaluar së fundmi që transportonte “drithë ukrainas”, pasi Kievi vazhdimisht akuzon Moskën për vjedhjen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi të vendit ish-sovjetik.

Kievi i kishte kërkuar më parë Turqisë të ndalonte anijen, sipas dokumenteve të para nga Reuters. “Duke shpërfillur apelin e palës ukrainase, anija u lirua në mbrëmjen e 6 korrikut”, tha ministria e jashtme e Ukrainës në deklaratën e saj të enjten. Kievi thirri ambasadorin turk në Ukrainë për të dhënë një shpjegime, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se ishte "e papranueshme" që anija ishte lejuar të largohej. “Na vjen keq që anija ruse Zhibek Zholy, e cila ishte plot me grurë të vjedhur ukrainas, u lejua të largohej nga porti Karasu, pavarësisht provave kriminale të paraqitura tek autoritetet turke”, tha në Twitter zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë hodhi poshtë të mërkurën si të rreme raportet se anija e mallrave Zhibek Zholy ishte ndaluar nga Turqia. Të enjten, agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar ekuipazhin e anijes, tha gjithashtu se anija planifikoi të shkarkonte grurin në "një anije magazinimi" pasi të linte ankorimin pranë një porti turk.