Rritet numri i të vdekurve nga uragani Ian në Florida
Rritet numri i të vdekurve nga uragani vdekjeprurës “Ian” në shtetin amerikan të Floridës. Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve nga uragani Ian në Florida.
Para kësaj, numri i të vdekurve nga kjo stuhi e tmerrshme u njoftua 6 persona. Pas parashikimeve të ekspertëve për dëmin më të madh të qytetit historik të Charleston, shumica e banorëve të këtij qyteti 350 vjeçar janë larguar. Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së e ka vlerësuar shpejtësinë e erës së kësaj stuhie në 140 kilometra në orë dhe ka parashikuar një rritje vdekjeprurëse të shpejtësisë së saj përgjatë bregdetit të Karolinës. Ndryshimet klimatike kanë rritur fuqinë e këtij tornado me të paktën 10%. Uragani Ian, i cili hyri në Bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën si uragan i kategorisë 4, ishte një nga uraganet më të fortë që goditi SHBA-në. Deri më tani, 14 milionë amerikanë janë prekur nga uragani “Ian” dhe u është ndërprerë jeta normale.