Kina kundërshton sanksionet e paligjshme të SHBA-së ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133080-kina_kundërshton_sanksionet_e_paligjshme_të_shba_së_ndaj_iranit
Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini kundërshton sanksionet ilegale që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Iranit me pretekstin e trazirave të vazhdueshme në vend pas vdekjes së një gruaje të re iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2022 17:21 Europe/Tirane
  • Kina kundërshton sanksionet e paligjshme të SHBA-së ndaj Iranit

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini kundërshton sanksionet ilegale që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Iranit me pretekstin e trazirave të vazhdueshme në vend pas vdekjes së një gruaje të re iraniane.

Mao Ning i bëri komentet të dielën gjatë konferencës së rregullt për shtyp në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me masën e SHBA për të sanksionuar zyrtarët iranianë në bazë të ligjit të brendshëm amerikan.  “Kina është kundër sanksioneve të njëanshme e të paligjshme të SHBA-së ndaj Iranit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, duke shtuar se vendi i saj gjithashtu kundërshton “ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve nën çdo pretekst”. “Ne jemi kundër nxitjes së revolucioneve me ngjyra në vendet e tjera në emër të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze. Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi të enjten sanksione ndaj shtatë zyrtarëve iranianë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani, të shtunën kritikoi raundin e ri të sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike, duke thënë se sanksionet janë "shtylla kurrizore" e të ashtuquajturave rregullore amerikane të të drejtave të njeriut.