Bën betimin qeveria e re e Italisë
(last modified Sat, 22 Oct 2022 17:47:59 GMT )
Tetor 22, 2022 19:47 Europe/Tirane
  • Bën betimin qeveria e re e Italisë

Italia do të ketë parën kryeministre femër në historinë e saj. Georgia Meloni, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, fituese e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, do të drejtojë qeverinë e re të koalicionit bashkë me dy partitë konservatore të Silvio Berluskonit dhe Matteo Salvinit.

Meloni bëri sot në presidencën italiane betimin në praniënë e kreut të shtetit, Sergio Mattarella, e pas saj të gjithë ministrat me radhë. Janë 24 të tillë, 18 burra dhe 6 gra. Italia ka për herë të parë jo vetëm një grua, por edhe ekstremiste të djathtë. Një ditë më parë, Meloni u mandatua nga Mattarella në Romë me krijimin e qeverisë dhe paraqiti listën e kabinetit qeveritar. Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Draghi tek Giorgia Meloni. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia. Meloni është kujdesur të hedhë poshtë zërat e frikësuar, se fitorja e FDI-së do të çojë në një kthesë autoritare të Italisë apo në daljen e Italisë nga Bashkimi Europian apo eurozona. President ii këshillit Europian, Charles Michel, kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Europian, Robert Metsola ishin ndër të të parët që e uruan për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër, por po kaq i shpejtë u tregua edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili e quajti këtë një “ditë të madhe për të djathtën europiane”.

 

Tags