Organizata Botërore e Shëndetësisë: Lija e majmunëve vazhdon të jetë një emergjencë
(last modified Wed, 02 Nov 2022 06:13:58 GMT )
Nëntor 02, 2022 07:13 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Lija e majmunëve vazhdon të jetë një emergjencë

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se komiteti i urgjencës i organizatës kishte vendosur që lija e majmunëve duhet të vazhdojë të klasifikohet si një emergjencë shëndetësore globale.

Sipas IRNA, “Tedros Adhanom”, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë, e konsideroi epideminë e lias si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC). Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje njoftoi: Pas takimit të 20 tetorit mbi virusin, i cili papritmas filloi të përhapet në të gjithë botën në maj, ekspertët ranë dakord që shpërthimi ende të konsiderohet një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Sipas deklaratës, edhe Tedros Adhanom, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka pranuar dhe është pajtuar me rekomandimet e ekspertëve. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që kur virusi i lisë së majmunit u përhap papritur jashtë vendeve të Afrikës Perëndimore, 36 persona kanë vdekur nga më shumë se 77 mijë raste në 109 vende të botës.

Tags