Dhurata e  Sunak për Britaninë/Problemet vazhdojnë
(last modified Sat, 31 Dec 2022 08:13:25 GMT )
Dhjetor 31, 2022 09:13 Europe/Tirane
  • Dhurata e  Sunak për Britaninë/Problemet vazhdojnë

Kryeministri i Britanisë, në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri, paralajmëroi banorët e këtij vendi se problemet do të vazhdojnë edhe në vitin 2023.

Sipas raportit të fundit të Byrosë Kombëtare të Statistikave Britanike, norma e inflacionit në këtë vend ka arritur në 10.7%, që është shifra më e lartë në 40 vitet e fundit.  Para luftës në Ukrainë, parashikohej që norma e inflacionit në Britani të ishte rreth 2%, pavarësisht presioneve të shkaktuara nga dalja e këtij vendi nga Bashkimi Evropian (Brexit) dhe kriza e epidemisë së Corona. Ndërkohë, ekonomistët parashikojnë se norma e inflacionit në këtë vend në vitin 2023 do të arrijë në 15% për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë që erdhi si pasojë e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Kryeministri britanik Rishi Sunak, teksa paralajmëroi për vazhdimin e problemeve të njerëzve në Britani, pretendoi se qeveria e tij ka bërë një punë të pranueshme. Sunak tha: Kemi përfunduar një vit të vështirë. Ashtu siç dolëm nga një pandemi globale e paprecedentë, në Ukrainë shpërtheu një luftë që pati një ndikim të thellë ekonomik në mbarë botën dhe ne nuk jemi të imunizuar ndaj pasojave të saj.

Tags