Sondazhi: Qeveria konservatore britanike është në prag të kolapsit
(last modified Sat, 07 Jan 2023 07:05:24 GMT )
Janar 07, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Sondazhi: Qeveria konservatore britanike është në prag të kolapsit

Rezultatet e sondazheve të fundit të kryera në Britaninë e Madhe tregojnë se qeveria konservatore e Rishi Sunak ka humbur mbështetjen e publikut, pavarësisht se ka bërë premtime dhe pretendon se do të përmirësojë situatën e vështirë ekonomike.

Sipas një sondazhi të përbashkët të kryer nga Instituti prestigjioz YouGov dhe The Times i Londrës më 4 dhe 5 janar 2023 nga mesi 1709 të rriturve, 25% mbështesin partinë konservatore në pushtet dhe 46% mbështesin Partinë Laburiste të udhëhequr nga Keir Starmer. Sipas këtij sondazhi, nëse nesër do të mbahen zgjedhjet kombëtare, 17% janë shprehur se do të votojnë për partinë në pushtet dhe 31% për rivalin. Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se “Keir Starmer” është një kryeministër më i mirë se Rishi Sunak për sa i përket opinionit publik. Rezultatet e këtij sondazhi gjithashtu se tregojnë, sipas shumicës së britanikëve, qeveria ka ecur shumë keq në raport me kategorinë e Brexit. Sipas sondazhit, 67% e cilësuan punën e qeverisë si shumë të keqe dhe 20% si të mirë. Gjithashtu, 54% të britanikëve thonë se Brexit ishte një ngjarje e gabuar dhe 35% e konsiderojnë të drejtë.

Tags