Vazhdon ngërçi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
(last modified Mon, 23 Jan 2023 08:33:07 GMT )
Janar 23, 2023 09:33 Europe/Tirane
  • Vazhdon ngërçi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt 2022 dhe ndryshimeve thelbësore në mjedisin e sigurisë së Evropës, Suedia dhe Finlanda, të cilat prej kohësh ishin ndër vendet partnere të NATO-s, në Qershor 2022kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë ushtarake perëndimore.

Megjithatë, kjo çështje është kundërshtuar nga Turqia që është anëtare e vjetër e NATO-s. Zyrtarët e lartë të NATO-s paraprakisht mendonin se procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO do të zbatohej shumë shpejt, por nga Turqia u vendosën disa kushte për votën pozitive të saj për anëtarësimin e këtyre dy vendeve të Evropës Veriore në NATO. Disa muaj me pas Suedia edhe Finlanda në këtë drejtim treguan një perspektivë zhgënjyese. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë në fillim të janarit 2023 njoftoi se pranverën e kaluar ai llogariste në një anëtarësim të shpejtë prej rreth disa javësh, ndërsa tani ai mendon se anëtarësimi i Suedisë do të ndodhë në vitin 2023. Megjithatë ai u shpreh se nuk është në gjendje ta garantojë këtë anëtarësim sepse parlamentet e Turqisë dhe të Hungarisë ende nuk e kanë miratuar anëtarësimin e këtyre dy vendeve. Megjithëse Hungaria, si një anëtare e pakënaqur e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nuk e ka miratuar ende marrëveshjen për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, vëzhguesit besojnë se tejkalimi i kundërshtimit të Turqisë ndaj kësaj çështjeje, është e një rëndësie vendimtare për anëtarësimin e dy vendeve në NATO. Turqia nga ana e saj ka paraqitur disa kushte për të rënë dakord për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Sigurisht, kërkesa e Turqisë përfshin veçanërisht marrëdhëniet serioze me kurdët në këto vende që kundërshtojnë qeverinë turke. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën se janë të dobëta në trajtimin e "organizatave terroriste" duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Natyrisht, për shkak të vendosjes dhe banimit të një numri të madh kurdësh që kundërshtojnë qeverinë turke, duke përfshirë anëtarë të PKK-së, problemi kryesor i Ankarasë me Stokholmin tani është pikërisht prania e këtyre kurdëve. Turqia vazhdon të ushtrojë shumë presion mbi qeverinë suedeze duke kërkuar ekstradimin e të gjithë personave që i quan “terroristëve” dhe që jetojnë në Suedi. Kohët e fundit Erdogan ka rritur në 130 persona numrin e kurdëve që dëshiron të ekstradohen nga Suedia ,mirëpo fjalën e fundit për kërkesat për ekstradim e ka sistemi gjyqësor suedez dhe jo qeveria e këtij vendi. Në fillim të janarit, kryeministri suedez Olaf Kristerson, duke iu referuar çështjes së vështirë të ekstradimeve, tha se Turqia kërkon "gjëra që ne nuk mund dhe nuk duam t'u japim atyre". Tani, mes kërkesave të Turqisë thuajse të parealizueshme dhe demonstratave të aktivistëve kurdë në Suedi kundër Erdoganit, qeveria suedeze është në ngërç për dritën jeshile të Ankarasë për anëtarësimin e vendit në NATO.

 

Tags