Finlanda: Ne nuk lejojmë përdhosjen e Kur'anit
(last modified Tue, 31 Jan 2023 18:47:16 GMT )
Janar 31, 2023 19:47 Europe/Tirane
  • Finlanda: Ne nuk lejojmë përdhosjen e Kur'anit

Policia finlandeze me anë të një deklarate ka njoftuar se nuk do të lejojë përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në këtë vend.

Së fundmi, në tre raste të ngjashme, ekstremistët e djathtë në Suedi, Danimarkë dhe Holandë, duke përdhosur Kur'anin e shenjtë, dogjën në zjarr këtë libër të shenjtë të myslimanëve. Përdhosja e fundit ndaj Kur'anit të shenjtë ka shkaktuar reagime të gjera ndërkombëtare dhe protesta të ashpra në botën islame.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bordi Kombëtar i Policisë së Finlandës njoftoi në një deklaratë të hënën se nuk do të lejojë djegien e Kur'anit të shenjtë në vende publike, sepse ligji finlandez specifikon se shkelja e paqes fetare është një krim i dënueshëm.

Deklarata e policisë finlandeze theksoi "Është një krim të djegësh apo përdhosësh tekstet fetare në publik".

Rezultatet e sondazhit të vitit 2021 të faqes polake "Yle" tregojnë se shumica e parlamentarëve finlandezë nuk duan të ndryshojnë ligjin për simbolet e shenjta të feve. Sipas këtij ligji në Finlandë parashikohet një dënim prej 6 muajsh burg për ata që përdhosin simbolet e shenjta fetare.

Tags