Protestuesit në Suedi dhe Itali kërkuan fundin e gjenocidit të regjimit sionist në Gaza
(last modified Sun, 22 Sep 2024 07:11:08 GMT )
Shtator 22, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Suedi dhe Itali kërkuan fundin e gjenocidit të regjimit sionist në Gaza

Protestuesit kundër krimeve të regjimit sionist demonstruan të shtunën në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë dhe dënuan gjenocidin e këtij regjimi dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta që shkruanin: “Stop genocidit” dhe “Fëmijët në Gaza po vriten”. “Mijëra mbështetës palestinezë demonstruan të shtunën në qendër të Romës, kryeqyteti i Italisë dhe kërkuan fundin e gjenocidit të regjimit sionist kundër palestinezëve. Protestuesit mbanin në duar flamuj palestinezë dhe pankarta që shkruanin: “Stop gjenocidit”. Ata gjithashtu thërrisnin: "Liri Palestinës" dhe "Netanyahu vrasës”. “Protestuesit kritikuan gjithashtu qeverinë italiane me kryeministren Georgia Meloni dhe e akuzuan atë për bashkëpunim në krimet izraelite. Pas 351 ditësh nga lufta e regjimit sionist kundër banorëve të Rripit të Gazës, kjo luftë, e cila nisi më 7 tetor 2023 me dy qëllime për shkatërrimin e lëvizjes Hamas dhe kthimin e robërve sionistë, deri më tani nuk i ka arritur qëllimet e veta.

Tags