Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Skocisë
(last modified Thu, 16 Feb 2023 06:59:11 GMT )
Shkurt 16, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e papritur e kryeministrit të Skocisë

Nicola Sturgeon, kryeministrja dhe udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze, në një vendim të papritur në një konferencë shtypi në Edinburg njoftoi dorëheqjen e saj.

Sipas Guardian, “Nicola Sturgeon” ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si kryeministre pas më shumë se tetë vitesh.  Sipas Sputnik, dorëheqja erdhi pas një sërë dështimesh politike dhe për shkak se mbështetja për pavarësinë skoceze, një politikë kyçe e Partisë Kombëtare Skoceze, ka rënë nga mbi 50% në nën 40%. Në fjalimin e saj të dorëheqjes nga kryeministria në Edinburg, kryeministrja skoceze këmbënguli se dorëheqja e saj nuk ishte një reagim ndaj presioneve afatshkurtra dhe tha se ajo gjithmonë e ka mbajtur të hapur rrugën për një udhëheqës të ri.  Ajo shtoi: E ndjej në mendje dhe në zemër se ka ardhur koha për të ikur.  Sturgeon tha se do të vazhdojë të shërbejë derisa të zgjidhet pasardhësi i saj, duke theksuar se partia e saj ishte plot me njerëz të talentuar dhe të denjë për të qenë pasues të saj.  Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e Partisë Kombëtare Skoceze në vitin 2004. Ajo në nëntor 2014 pasoi Alex Salmond, ish kryeministër i Skocisë.  Sipas BBC, për shumë njerëz, gjatë mandatit të saj si kryeministër ajo është bërë figura e pavarësisë skoceze.  Por në realitet nuk është e qartë se do të mbahet apo jo një tjetër referendum. Kryeministrja në largim e Skocisë në fillim të këtij viti njoftoi se ajo më 19 tetor 2023planifikon të mbajë një referendum konsultativ për pavarësinë, por ky referendum duhet të jetë i ligjshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Ajo gjithashtu tha se nëse kjo tokë fiton pavarësinë, vendi do të kthehet në Bashkimin Evropian. Por Gjykata e Lartë britanike më 23 nëntor vendosi se Skocia nuk lejohet të mbajë një referendum për pavarësinë pa pëlqimin e qeverisë britanike. Sipas Reuters, Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi se qeveria skoceze nuk mund të mbajë një referendum të dytë pavarësie vitin e ardhshëm pa miratimin e Parlamentit britanik dhe kjo i dha një goditje shpresave nacionaliste për mbajtjen e votimit.  Në vitin 2014, skocezët kundërshtuan përfundimin e bashkimit 300-vjeçar me Anglinë me 55% kundër kundrejt 45% votave pro, por aktivistët e pavarësisë dy vjet më vonë ngritën përsëri cështjen për largimin nga Mbretëria e Bashkuar dhe ribashkimin me Bashkimin Evropian. Duhet thënë se shumica e votuesve skocezë ishin kundër largimit të Britanisë nga BE dhe besojnë se kjo çështje ka ndryshuar ndjeshëm situatën.  Sipas Aktit të Skocisë të vitit 1998, i cili themeloi Parlamentin Skocez, të gjitha çështjet që lidhen me bashkimin e Mbretërive të Skocisë dhe Anglisë janë të rezervuara për Parlamentin Britanik. Nicola Sturgeon shërbeu si Zëvendës Ministre e Parë e Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014 dhe nga viti 2014 e deri më tani, për 8 vjet, ajo ishte drejtuese e Partisë Kombëtare Skoceze dhe kryeministrja e Skocisë.

Tags