Shqetësimi i Amerikës për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140288-shqetësimi_i_amerikës_për_zgjerimin_e_bashkëpunimit_mes_iranit_dhe_rusisë
Zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin e tyre për ndikimin e zgjerimit të partneritetit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë në balancën e fuqisë në rajonin e Azisë Perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2023 11:48 Europe/Tirane
  • Shqetësimi i Amerikës për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë

Zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin e tyre për ndikimin e zgjerimit të partneritetit ushtarak midis Iranit dhe Rusisë në balancën e fuqisë në rajonin e Azisë Perëndimore.

Zyrtarët e Ukrainës dhe të disa shteteve perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë pretenduar vazhdimisht se dronët që Rusia përdor për të sulmuar infrastrukturën ukrainase, janë prodhuar nga Irani.

Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sanksione të reja ndaj Iranit bazuar në pretendimet e paprovuara për përdorimin e dronëve iranianë në luftën e Ukrainës.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në një intervistë për Al-Monitor, deklaroi: “Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës i ka dhënë Iranit një mundësi për të forcuar aftësitë e tij me dron".

Disa analistë besojnë se planet e Iranit për të marrë rreth 25 avionë luftarakë Sukhoi-35 nga Rusia, si dhe sistemet e mbrojtjes raketore S-400, mund të komplikojnë kapacitetin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist kundër programit bërthamor të Iranit.

Zyrtarët e Pentagonit kanë pranuar gjithashtu se shtimi i teknologjive ruse në koleksionin e madh të dronëve të llojit "Shahed" të Iranit, do të rrisë rreziqet e këtyre dronëve për ushtrinë amerikane në rajon.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në deklaratën e tij të fundit, hodhi poshtë çdo ndërhyrje iraniane në luftën e Ukrainës në favor të Rusisë dhe theksoi se një numër i vogël dronësh iranianë i ishin dorëzuar Rusisë përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

Republika Islamike e Iranit ka mohuar vazhdimisht pretendimet e Perëndimit për ndihmën ushtarake të Iranit për Rusinë në luftën e Ukrainës dhe e ka konsideruar atë pjesë të luftës psikologjike dhe propagandistike të Perëndimit në kuadër të Iranfobisë dhe krijimin e rrethanave për veprim kundër Iranit, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja.

Sipas Teheranit, këto pretendime nuk kanë bazë dhe perëndimorët me vetëdije kanë krijuar atmosferë propagandistike ​​në këtë drejtim.