Kontributi ushtarak i Finlandës në NATO
(last modified Wed, 05 Apr 2023 16:30:22 GMT )
Prill 05, 2023 18:30 Europe/Tirane
  • Kontributi ushtarak i Finlandës në NATO

Finlanda, si fuqia e 51-të ushtarake në botë, iu bashkua NATO-s në mes të konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa Kievi mbështetet nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Bashkimi Evropian.

Por çfarë i sjell ky vend kësaj aleance ushtarake?

Agjencia e lajmeve IRNA të mërkurën njoftoi se revista amerikane "Newsweek" në një artikull të saj ka shkruar flamuri i Finlandës u ngrit të martën si anëtari i 60-të i Traktatit të Atlantikut të Veriut gjatë një ceremonie në selinë e organizatës në Bruksel.

Finlanda është tani pjesë e vijës së parë të aleancës së NATO-s me Rusinë, së bashku me Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më herët tha se dita e anëtarësimit të Finlandës në NATO do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e këtij vendi, të vendeve nordike (Danimarka, Finlanda, Suedia, Islanda dhe Norvegjia) dhe për këtë aleancë në përgjithësi.

Fuqia e 51-të ushtarake në botë

Baza e të dhënave të renditjes "Global Firepower" e ka renditur ushtrinë finlandeze në vendin e 51-të në botë. Por doktrina unike ushtarake e Finlandës i mundëson asaj të shfaqet më shumë se sa mundet. Finlanda ka më shumë artileri luftarake se të gjitha rezervat e Gjermanisë dhe Francës. Fuqia ushtarake e këtij vendi është e përqendruar në përdorimin e artilerisë së lëvizshme si dhe në përdorimin e njësive të vogla ushtarake me aftësi të larta kundër forcave më të mëdha sulmuese.

Buxheti ushtarak vjetor prej 6 miliardë dollarësh i Finlandës mbështet 23,000 forcat e armatosura të përhershme të vendit, por sistemi i rekrutimit të meshkujve të vendit i mundëson asaj të rrisë ushtrinë e saj në rreth 280,000 personel në kohë lufte. Këta numra janë përzgjedhur nga 900,000 rezervistët që trajnohen rregullisht. Gjithashtu, një numër i vogël i forcave ushtarake finlandeze ishin të pranishme në Afganistan si pjesë e koalicionit perëndimor, gjë që i vendos ata në një pozitë superiore për sa i përket përvojës ushtarake.

Sipas këtij raporti, Rusia përbën gurthemelin e ideologjisë dhe sistemit ushtarak të Finlandës. Mbrojtja e kufirit prej 800 miljesh (rreth 1300 km) me Rusinë është një prioritet për Finlandën dhe të gjithë 5.600.000 qytetarët e këtij vendi janë të vetëdijshëm për rrezikun e një sulmi të mundshëm ushtarak rus.

Tanke dhe fuqi artilerie

Finlanda ka rreth 239 tanke luftarake, nga të cilat 179 thuhet se janë gati për betejë. Nga ky numër, ushtria finlandeze ka rreth 100 nga secili prej tankeve Leopard "2E4" dhe "2E6" të prodhimit gjerman. Gjithashtu, midis mijëra mjeteve të tjera të blinduara të Finlandës, ushtria e këtij vendi ka më shumë se 100 mjete luftarake të këmbësorisë (IFV) "CV-90" të prodhuara nga Suedia, e cila aktualisht është në listën e armëve të dërguara në Ukrainë nga Perëndimi se bashku me tanket gjermane Leopard. Helsinki ka më shumë se 100 topa vetëlëvizës në depon e municioneve, duke përfshirë 39 topa luftarakë "K9 Thunder" të prodhuara në Korenë e Jugut. Finlanda ka gjithashtu 29 sisteme raketash të shumëfishta M270, të cilat janë ndër armët e dërguara në Ukrainë në luftën me Rusinë.

Fuqia ushtarake detare dhe ajrore

Forca Ajrore Finlandeze ka 55 avionë luftarakë Hornet F/E-18 të prodhimit amerikan, të pajisur me municion të avancuar amerikan, duke përfshirë raketën ajër-ajër me rreze të shkurtër veprimi M-9 Sidewinder dhe raketën ajër-tokë AGM-158. Nga viti 2026 deri në vitin 2030, të gjithë avionët luftarakë finlandezë F/A-18 do të zëvendësohen nga 64 luftëtarë amerikanë F-35.

Finlanda ka gjithashtu marinën e 12-të më të madhe në botë me 2,760 milje (rreth 4,442 km) bregdet në Detin Baltik, i cili tani mund të konsiderohet një "liqen i NATO-s" me pranimin e këtij vendi dhe anëtarësimin e propozuar të Suedisë. Flota detare e këtij vendi përfshin 8 anije raketore dhe 10 anije luftarake për pastrimin e minave.

Bazat ushtarake të NATO-s në Finlandë

Ky raport shton: Finlanda tani duhet të heqë dorë nga pavarësia dhe neutraliteti i saj ushtarak. Matti Peso, një studiues i lartë në Institutin Finlandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, deklaroi se prania e forcave ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s në stërvitjet ushtarake të vendit është shumë e rëndësishme dhe shtoi: "Ushtria finlandeze duhet të praktikojë dhe stërvitet në fushën e pritjes së trupave nga vendet aleate". Duke iu referuar arsyes së kërkesës së Finlandës për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s, ai vuri në dukje se në vend ekziston një mirëkuptim në rritje se Finlanda, përveçse ka forca të fuqishme ushtarake, përballet me kufizime për sa i përket numrit të trupave për shkak të popullsisë së saj të vogël. "Ne kemi nevojë për një rezervë më të gjerë të aftësive ushtarake që Finlanda mund të shfrytëzojë potencialisht tani [me anëtarësimin në NATO]", - vazhdoi Pso.

Sipas këtij studiuesi finlandez, pavarësisht anëtarësimit të Helsinkit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, nuk ka gjasa që në vitet e para të anëtarësimit të Finlandës, të jetë dëshmitare e një pranie të konsiderueshme të NATO-s në këtë vend.

 

Tags