Indonezia po ndjek rrugën e de-dollarizimit të BRICS
(last modified Fri, 21 Apr 2023 17:57:46 GMT )
Prill 21, 2023 19:57 Europe/Tirane
  • Indonezia po ndjek rrugën e de-dollarizimit të BRICS

Indonezia ka njoftuar se politika e de-dollarizimit e vendosur nga blloku ekonomik BRICS po bën përparim konkret dhe Xhakarta po ndjek drejtimin e bllokut në politikën e saj të largimit nga dollari amerikan.

Blloku ekonomik BRICS, i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, njoftoi se po largohet nga dollari amerikan në transaksionet tregtare dhe financiare. Në këtë drejtim, Indonezia me një GDP prej 1 trilion dollarësh, më e madhja në rajon, është shpallur nga analistët si ndër partnerët më të mirë tregtarë në botë. “Indonezia ka iniciuar diversifikimin e përdorimit të monedhës. Drejtimi është i njëjtë me atë të grupit BRICS. Në fakt, Indonezia është më konkrete,” citohet të ketë thënë të premten Guvernatori i Bankës së Indonezisë Perry Warjiyo. Ndërkohë, vendet anëtare të BRICS kanë rritur përdorimin e monedhave vendase në tregtinë e ndërsjellë dhe gjithashtu kanë punuar për krijimin e një monedhe të re rezervë. Rusia, India, Brazili dhe Kina kanë nënshkruar marrëveshje me vende të tjera për të tregtuar në monedhat e tyre kombëtare.

 

Tags