Anglia ndaloi importin e diamanteve dhe tre metaleve nga Rusia
(last modified Fri, 19 May 2023 09:59:55 GMT )
May 19, 2023 11:59 Europe/Tirane
  • Anglia ndaloi importin e diamanteve dhe tre metaleve nga Rusia

Kryeministri britanik Rishi Sunak vendosi sanksione të reja kundër Moskës dhe ndaloi importin e diamanteve, aluminit, bakrit dhe nikelit nga Rusia.

Sipas Guardian, Sunak i shpalli këto sanksione në të njëjtën kohë kur u nis për në Japoni për të marrë pjesë në samitin treditor të G7 në Hiroshima ku pritet që edhe vendet e tjera të G7 të kenë të njëjtën qasje. Sunak sanksionoi gjithashtu 86 individë dhe kompani të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin, duke e çuar listën e plotë të subjekteve dhe individëve të sanksionuar në më shumë se 1500. Në një deklaratë, Sunak pretendoi se individët dhe kompanitë e sanksionuara janë nga "kompleksi industrial ushtarak" i Putinit dhe të tjerët operojnë në sektorë kryesorë ekonomikë, duke përfshirë energjinë, metalet dhe transportin detar. Sipas Guardian, një nga planet kryesore të Sunak në Japoni është të ushtrojë presion ndaj liderëve të vendeve të tjera që deri tani kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Përpara se të mbërrinte në Hiroshima, Sunak tha se në një takim me liderët e tjerë të vendeve jo anëtare të G7 duke përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi dhe Luiz Inacio Lula da Silva, ai shpreson të shtjellojë krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë. Ai deklaroi se këtë do ta diskutojë me liderët e Indisë dhe Brazilit dhe shtoi: Një nga tre gjërat që do t'u sugjeroja vendeve të botës është që ata të kuptojnë se çfarë po ndodh, krimet që po bën Rusia në Ukrainë dhe të gjithë duhet të mbështesin arritjen e një zgjidhjeje paqësore të këtij konflikti.

Tags