Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së Erdoganit
(last modified Mon, 29 May 2023 17:56:50 GMT )
May 29, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së Erdoganit

Erdogan siguroi edhe një mandat pesë vjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu.

Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës. Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të Erdoganit, duke premtuar se do t’u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë. Pasi rezultatet i dhanë atij 52% të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48% për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, Erdogan mbajti dy fjalime falenderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara. Pas konfirmimit të fitores së zotit Erdogan, Lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën. Lira turke ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit. Tani Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50,000 njerëzve.

 

Tags